Ministri i Financave Dragan Tevdovski pret që buxheti për vitin 2008 të  miratohet në kohë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të kryejnë debatin në komisionin amë të Kuvendit, përcjell Fol.

“Besoj fuqishëm se buxheti do të miratohet. Shoh se është bllokuar puna e Komisiont. Për mua është e rëndësishme që të ketë debat, ndërsa personalisht do të isha i lumtur nëse në seancën e komisionit  vjen edhe opozita”, theksoi Tevdovski pas eventit përfundimtar të BE, projektit i cili mundëson krijimin e një aplikacioni elektronik për pagimin më të thjeshtë të tatimit të të ardhurave personale. /Fol/