Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është kundër Kushtetutës së vendit.

Qeveria pritet të dalë me një vendim për kufizim të lëvijzes për automjete dhe qytetarë në orë të caktuara.

“Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funksionimin e Kushtetutës dhe do ta kundërshtoj çdo institucion që shkelë kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur në mori nenesh në marrjen e këtij vendimi’’, ka thënë Thaçi.

“Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale”, shtoi ai

Ndryshe, ishte pikërisht mendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti. Më pas LDK bëri të ditur se do të mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.