Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se nuk do të ketë cenim territorial për Kosovën dhe asnjë rrethanë cenim për integritetin e shtetit të Kosovës.

Thaçi në një konferencë për media tha se Kosova në Uashington shkon si shtet i pavarur dhe sovran.

“Për neve baza, a,b,c-ja e veprimit, angazhimit do të jetë respektimi i plotë i Kushtetutës së Kosovës….E theksoj hapur se asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush në Uashington të cenojë integritetin territorial të vendit dhe i ftojë të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim të territorit…”, tha ai.

Duke folur rreth njohjeve dhe fushatës nga Serbia kundër njohjes së Kosovës, Thaçi tha “Ne falënderojmë të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, Serbia falënderon ndonjë shtet që se ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që mund të them është se njohjet ndërkombëtare për Kosovën nuk do të kenë ndalje, mund të ketë pengesa por nuk mund të ndalet prej askujt”.