Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike thirrjen për shprehje publike të interesit për formimin e ekipeve autoriale për përpunimin e dorëshkrimeve për librat për arsimin profesional katërvjeçar.

Ekipe autoriale do të formohen për profile arsimore për lëndë mësimore nga: fusha e përpunimit të drurit, gjeologji – miniera dhe metalurgji; gjeodezi – ndërtimore; elektroteknika; fusha e tekstilit dhe lëkurës; nga fusha e shërbimeve personale; fusha e mekanikës,  fusha ekonomiko-juridike dhe tregtare; fusha e komunikacionit dhe ajo e shëndetësisë.

Ekipet e interesuara autoriale duhet të dorëzojnë fletëparaqitje për ekip autorial deri në arkivin e Shërbimit pedagogjik (rr.”Shën.Cirili dhe Metodi” 54 Shkup), deri më 5 mars të vitit 2018. Fletëparaqitja mund të merret nga veb-faqja e MASH-it ku është publikuar Thirrja dhe ku janë përmendur edhe dokumente të tjera të cilat duhet të dorëzohen.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet autoriale dorëshkrimet e të cilëve për libra janë miratuar me vendim të Komisionit kombëtar për libra për arsim fillor dhe të mesëm. /Fol/