Rikthehet racizmi ndaj shqiptarëve në Greqi. Një ngjarje tejet e shëmtuar ka ndodhur në takimin Olimpiakos-Skoda Xanthi.

Ultrasit e kampionëve grekë kanë hapur një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Kjo parullë raciste u hap në tribunat mbrapa portave në stadium. Kjo gjë pritet të sjellë edhe reagimin e UEFA-s duke dënuar Olimpiakosin, pasi ajo këto raste nuk i toleron aspak.

Pavarësisht kësaj, këto parulla tregojnë edhe njëherë racizmin ndaj shqiptarëve.