Një punonëtore e një kopshti zoologjik në Cyrih të Zvicrrës është vrarë sot nga një tigër siberian, i njohur si ‘Amur’.

Gruaja 55-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga tigri.

Qendra e emergjencës së kopshtit zoologjik ka njoftuar se punëtorja ishte sulmuar nga kafshët në seksionin e tigrave rreth orës 13:20.

“Grupi shkoi menjëherë në vendngjarje. Ata ia dolën ta joshnin tigrin e quajtur Irina, të largohej nga kujdestarja, drejt vendqëndrimit të tij”, thuhet në deklaratën e kopshtit, por pa sqaruar se përse punonjësja ndodhej në ambient në të njëjtën kohë me tigrin.

Tigri siberian është një specie e rrezikuar dhe kanë një popullatë totale prej disa qindra. Gjuetia ilegale është kërcënimi kryesor ndaj popullatës së tyre.