Mesfushori kosovar Granit Xhaka mendon se titull i kampionit është në durat e skuadrës së tij.

‘Topçinjtë’ nuk morëm më shumë së një pikë në duel me West Hamin, dhe tashmë londinezët janë katër pikë larg ndjekësit Manchester Cityt, kjo e fundit ka një ndeshje me pak.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, thotë se pas avantazhit prej 2-0, skuadra e tij, ndali rimin e lojës.

“Mendoj se pas 2-0 u ndalëm pak për të luajtur. Pse? Unë nuk e di. Ishte paksa e ngjashme me Liverpoolin. Natyrisht, filloi shumë mirë, shënuam dy gola gjithashtu. Nëse shënoni 3-1, atëherë ndoshta loja është krejtësisht ndryshe, por është pjesë e futbollit”, ka thënë Xhaka.

Ai nuk është shumë i shqetësuar nga gabimet në mbrojtje dhe rëniet në pjesë të dytë që po u kushtojnë atyre atë që duken si fitore të sigurta.

“Duhet të shohim ndeshjen, të analizojmë lojën dhe të shohim se çfarë ndodhi dy herë radhazi. Nuk jam shumë i shqetësuar. Disa nga gjërat që kalojmë këtë sezon, duke shkuar në tetë ndeshjet e fundit pa rënë asnjë pikë apo duke fituar dhe thyer ekipe, mendoj se nuk jemi në pozicionin e duhur. Asgjë nuk ka ndryshuar para ndeshjes. Ne e dimë se do të shkojmë fillimisht në shtëpi kundër Southamptonit dhe më pas në Etihad me të njëjtin objektiv që kishim para ndeshjes sot”, ka theksura Xhaka.

Xhaka nuk donte t’i thoshte fjalët me zë të lartë: “nëse fitojmë shtatë ndeshjet tona të fundit të sezonit, do të jemi kampionë të Premierligës”, por në thelb e bëri.

“Nëse diçka nuk shkon mirë, është e lehtë t’i drejtosh gishtin dikujt tjetër. Tani është koha për të qenë bashkë. Shtatë ndeshje për të përfunduar. Ne e përballuam këtë sfidë deri më tani. Askush nuk po mendonte për këtë në fillim të sezonit, kështu që le të marrim sfidën gjithashtu”, ka pohuar Xhaka.