Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Vlorë, ku brenda një ditë u mbytën katër persona, deti vijon të marrë jetë.

Rreth orës 16:15, në Plazhin e Velipjës, policia është njoftuar se është mbytur në det F.H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se F.H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Shkodrës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në plazhin ku u mbyt pushuesi nga Kosova, nuk kishte roje bregdetare, ashtu si gjatë gjithë bregdetit shqiptar.