Arta Toçi, zv/ministre e jashtme, gjatë emisionit ‘Click Plus’ ka deklaruar se politika e dyerve të hapura, shkon në favor të të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë rajon, përcjell Fol.

”Ky rajon ballkanik është i brishtë. Vendet e rajonit kanë qasje të njëjtë të zgjerimit evropian. Do të ishte shumë keq që nëse bëhet fragmentarizmi i futjes së shteteve në faza të caktuara. BE është në kuptim më delikat sesa SHBA…Ky rajon duhet të futet së bashku në BE dhe t’i kalojnë fazat për integrim”, ka theksuar Toçi.

Ëndërra jonë, sipas Toçit, është që ta bëjmë vendin që njerëzit të kthehen këtu dhe mos të ikin studentët siç ndodh me ata të mjekësisë dhe shumë të tjerë. /Fol/