Përfaqësuesit shqiptarë të Armatës së Maqedonisë janë të përkushtuar dhe i kryejnë me përgjegjësi të plotë detyrat e parashtruara, njofton agjencia e lajmeve INA.

Anëtari i batalionit të nderit, togeri Albjond Hoxha me përkushtimin e tij dhe rezultatet maksimale është zgjedhur si ushtaraku më i mirë në mesin e 30 pjesëtarëve të forcave të armatosur nga 10 vende në Seminarin ndërkombëtar për lidership dhe udhëheqës të rinjë, i cili në mbajtur gjatë muajit prill në Republikën Ceke.