“Topi” përsëri është tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili duhet t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit pasi ai arriti t’i sigurojë nënshkrimet e nevojshme, që ishte një nga kushtet e presidentit për ta dorëzuar mandatin. Edhe pse akoma nuk ka përbërje të re qeveritare për shkak se BDI-ja pritet që nesër të merr vendim për pjesëmarrje në qeveri, Ivanov duhet të caktojë një datë dhe zyrtarisht t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit.

Duke pasur parasysh procedurat në të kaluarën, disa mendojnë se është e mundshme që Ivanov përsëri të “mendojë” diçka të re dhe të mos ia dorëzojë mandatin kryetarit të LSDM-së.

OBRM-PDUKM-ja tanimë po mobilizohet për protesta, ndërsa më herët kanë dekaruar se nuk janë të sigurët se a do të ketë paqe nëse LDSM-ja arrinë ta formon qeverinë e re.

Përskaj trysnisë së OBRM-PDUKM-së, qeveria e re edhe më tej është e pasigurt për shkak të kalkulimeve të BDI-së. Edhe pse Ahmeti ia ka dhënë mandatet Zaevit, ai ka theksuar se ajo është vetëm formalitet dhe se për koalicionin duhet të bisedohet. Dilema e BDI-së është se ndoshta e njëjta duhet të shkojë në opozitë, pra të formohet Qeveri e Pakicës, në të cilën BDI do ta përkrahte në rrethana të caktuara, megjithatë nuk do të merrte pjesë në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër, Zoran Zaev është optimist, ai tha se pret që qeveria të formohet në mars.