Trafiku rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi, dhe disa nga vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit kanë ende mbetje të dëborës në rrugë, njoftuan nga Auto-Moto Shoqata e Maqedonisë.

Dëborë me intensitet të ndryshueshëm është regjistruar në Ohër, Strugë, Krushevë, Shtip, Dellçevë, Zheleznec dhe në kalimet malore Bukovë, Gjavatë dhe Presekë. Në vendkalimin Strazhë mbetet pamja e kufizuar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra. AMSHM rikujton se është e detyrueshme që të posedohen pajisje dimërore në automjete.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për anën maqedonase të kalimeve.

AMSM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut.