Një tragjedi ka ndodhur sot në Elbasan, pasi në një familje kanë vdekur dy persona, të dy nga shkaqe natyrale.

Sipas informacioneve të policisë, 51-vjeçari R. Osmani ka gjetur vdekjen në dyqanin që kishte nën menaxhim, ndërsa nipi i tij 44-vjeçar ka shkuar në morg për të identifikuar xhaxhain, por ka gjetur dhe vetë vdekjen.

Nga verifikimet e mjekëve ka rezultuar se në të dy rastet vdekja ka qenë natyrale. Një tragjedi kjo e dyfishtë për familjen Osmani

Njoftimet e policisë:

R.O. 51 vjeç banues në Elbasan, i punësuar si manaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi A.O., 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.