Një tragjedi ka ndodhur në rrugën Hristijan Todorovski Karposh në Çair të Shkupit me ç’rast ka hunbur jetën një i ri 27 vjeçar. Sipas policisë, deri sa 27 vjeçari me iniciale R.M. ka kryer punë me kompresor dore në një oborr, rreth orës 14 e 45 minuta ka rënë pa vetëdije në tokë, shkruan Gazeta Lajm. Ai menjëherë është dërguar në poliklinikën e Çairit prej ku është transferuar në spitalin Sistina, ku rreth orës 16 e 10 minuta është konstatuar vdekja. Sipas policisë, 27 vjeçari ka qenë nga fshati Creshovë i Shkupit. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.