Deputeti dhe njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka porositur që të mos ketë vjetërsim të veprave të rënda penale nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë, nëse veprat janë lidhur me keqpërdorim të pushtetit, informon Zhurnal.

Sipas tij, duhet të sillet ligj për luftë kundër fushave të rënda të krimit të organizuar, dhe këtu të mos ekzistojë vjetërsimi i lëndës.

“Së pari, duhet të sillet ligj për luftë kundër fushave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Në ligj duhet të parashihet që të mos ketë vjetërsim për veprat e rënda penale nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë nëse veprat janë lidhur me keqpërdorim të pushtetit. Më tej, të konfiskohet kapitali i fituar në mënyrë kriminale dhe të shqiptohet masa mbrojtëse – ndalesë e veprimit politik prej së paku 10 viteve”, propozon Trajanov.

Ai shton se me këtë ligj duhet të parashihet formim i Agjencisë për luftë kundër krimit të orrganizuar, me kompetenca të punojë në zbulimin dhe parandalimin e fushave të rënda të krimit dhe korrupsionit të lartë, të zbulojë pasurinë e fshehur të funksionarëve të lartë shtetërorë, si dhe të personave tjerë të involvuar në krim të rëndë, të koordinojë aktivitetet e tëgjitha institucioneve kompetente për zbulim dhe parandalim të fushave të rënda të krimit (MPB, ASK, AZ, Policia Financiare, Zbulimi Financiar, DAP dhe të tjerë.) të veprojë me kërkesa të Antikorrupsionit etj. Agjencia duhet të ketë obligim ligjor, në mënyrë operative të hulumtojë dhe parandalojë keqpërdorim gjatë furnizimeve publike me vlerë mbi 300.000 euro.//Zhurnal.mk