Më 18 shtator vazhdon gjykimi për lëndën “Trajektorja” të PSP-së, në të cilin do të dëgjohen një pjesë e 14 bombave që pasdite gjykatësi Goran Boshevski lejoi të dëgjohen në sallën gjyqësore në kërkesë të mbrojtjes, por pa praninë e opinionit.

Në pjesën e pasdites të seancës, pas pauzës të dhënë që gjykata të japë vendim për kërkesën për (jo) dëgjimin e 14 bombave kontestuese, një pjesë e tyre megjithatë janë dëgjuar, po praninë e opinionit. Prokurorja LIle Stefanovska për këto “bomba” kontestuese mendoi se nuk duhet të shfrytëzohen si dëshmi, sepse kanë qenë biseda private, ndërsa disa janë zhvilluar edhe në gjuhë të huaj.

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” përndryshe vazhdoi sot pas pauzës dymuajshe.

Në Gjykatën penale, të pranishëm ishin të akuzuarit Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Lupço Georgievski, si dhe prokurorja Lile Stefanovska.

Për “Trajektoren” në sallën gjyqësore duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”