Autoshkollat ​​kanë raportuar se trajnimi për leje drejtimi po bëhet më i shtrenjtë. Ata sqaruan se rritja e çmimit është bërë për interes, por për të përballuar shpenzimet e autoshkollave.

Çmimi për trajnim për patentë shofer për veturë, kategoria B, në Shkup, nga 1 janari 2022 do të rritet në 24.500 denarë. Këtë vendim e kanë marrë rreth 30 autoshkolla të Shkupit në një takim që kanë pasur së fundmi. Çmimi aktual minimal për trajnim për patentë shofer është 19.300 denarë./transmeton tetova1

Edhe disa nga autoshkollat ​​kanë deklaruar se në qytetet tjera kjo rritje e çmimit ka ndodhur kohë më parë dhe se ka arritur deri në 25.000 denarë.

Me çdo pagesë deri më 31.12.2021, trajnimi për provimin e shoferit tarifohet si më parë, me mundësi shfrytëzimi të shërbimeve në vitin 2022 dhe nga 1 janari hyn në fuqi kontrata e re për nga çmimi. Më shumë informacion rreth risive dhe kushteve mund të merrni në numrin e kontaktit: 072 228 195/Skopje24/tetova1