Është e pamundur të mos ju risjellim në vëmendjen artikuj që kanë në qendër të vëmendjes një prej produkteve më çudibërëse, uthullën e mollës.

Nuk do të ekzagjeronim aspak nëse do ta quanim lëngun magjik të shëndetit të mirë dhe mirëqenies. Nëse mendoni se uthulla e mollës e ka vendin në kuzhinë, duiku pranë kripës e vajit të ullirit, jeni duke bërë gabimin më të madh të jetës.

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit.

Sot do ju prezantojmë me tri rituale bukurie me uthull molle që do të transformojnë plotësisht trupin dhe fytyrën tuaj:

Trajtoni këmbët me uthull molle

 Shtoni në një enë disa lugë gjelle uthull molle sipas dëshirës dhe zhysni këmbët për disa minuta. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:

a.Lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur.
b.Eleminon lythat e këmbës.
c. Qetëson kruajtjet e këmbëve dhe neutralizon erën e keqe të tyre: Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregullimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem, praktikë shumë efektive edhe për të eleminuar erën e keqe të këmbëve krijuar si pasojë e përdorimit të këpucëve jo komode, materialeve të papërshtatshme dhe djersitjes së tepërt.

KOMAuthull

Lani flokët me uthulle molle

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg.

Living ju propozon një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj. Duhet thjesht t’i lani dy herë në javë me uthull molle.

Ky produkt është një aleati më i shëndetshëm i kujdesit për flokët. Njihuni me disa nga përftimet e saj:
a.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës
b.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.
c.Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

gocefloke

Lani fytyrën me uthull molle

 Larja e fytyrës me uthull molle është një ndër trajtimet e bukurisë më të lashta që ekziston dhe ndër më të mirët në llojin e tij. Uthulla e mollës është shumë e pasur me përbërës alfa-idroziakë që pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të saj.

Mbron gjithashtu fytyrën tuaj nga veprimi i agjentëve të jashtëm që janë ndryshimet klimaterike, ekspozimi i tepërt në diell, produktet e bukurisë me përmbajtje kimike dhe mbi të gjitha rregullon vlerat normale të pH-it të lëkurës.Ju nevojiten dy lugë gjelle uthull molle organike dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin me uthull molle dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe të nesërmen lajeni siç bëni zakonisht.

Do të vini re ndryshimet e para brenda një jave. Ky trajtim lufton aknet, heq pikat e zeza dhe njollat kafe, çhelmon lëkurën nga toksinat, rregullon pH-in e saj dhe redukton rrudhat dhe poret e hapura.

ufllaftyra