Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se të gjitha opsionet janë në tavolinë pas lëshimit të raketës balistike të Koresë së Veriut, e cila kaloi mbi Japoni.

“Bota e ka të qartë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut. Ky është një sinjal i qartë për sjelljen ndaj fqinjëve, e cila është në kundërshtim me minimumin e sjelljes sipas standarteve ndërkombëtare”, ka thënë Trump, raporton CNN, transmeton SHENJA.

Raketa e lansuar verikoreane ka fluturuar bi ishullin Hokaido, para se të përplasesj në det.

Tokio tha se ky aksion ishte kërcënim i “paprecedent” për Japoninë. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se ka biseduar me presidentin Trump dhe janë pajtuar për rritje të presionit ndaj Koresë Veriore.

Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara i ka mbrojtur aksionet e Phenianit dhe tha se ato janë përgjigje ndaj ushtrimeve ushtarake që zhvillohen ndërmjeet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet në rajon. /SHENJA/