Sipas informacionit të fundit të marrë nga Ministria për Punë të Jashtme të Japonisë, është konfirmuar prania e tre shtetasve tanë në një anije të ndaluar afër Yokohama, Japoni. Arsyeja e ndalimit së anijes është prania e personave të infektuar me koronavirus. Deri më tani, 20 persona janë konfirmuar se janë të prekur nga virusi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të monitorojë rregullisht situatën në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe masat që janë ndërmarrë për të luftuar atë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në Japoni për informacion rreth zhvillimit të ngjarjeve mund të drejtohen tek ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio nëpërmes numrit të telefonit +81 80 4886 0103, ose nëpërmes e-mail: [email protected].