EURO 2024 ka mësuar sot emrat e tre skuadrave të tjera protagoniste të turneut të vitit të ardhshëm,. pasi sot siguruan matematikisht një biletë për në Gjermani.

Pas ndeshjeve të luajtura, sot Grupi A ka mbyllur çdo diskutim pasi Spanja me fitoren ndaj Norvegjisë krijoi distancë të paarritshme ndaj ndjekësve, duke kualifikuar paralelisht edhe Skocinë nga ky grup.

Ndërkohë, Turqia me fitoren 4-0 ndaj Letonisë, siguroi biletën për në EURO 2024 falë edhe humbjes së Kroacisë e cila në grupin e saj nuk e kalon me rezultatet direkte dhe është 6 pikë larg.

Kështu, shkon në 7 deri tani numri i skuadrave pjesëmarrëse në turne, si më poshtë:

Gjermani, Belgjikë, Francë, Portugali, Spanjë, Skoci, Turqi.