Tre persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe një grua u plagos rëndë nga të shtënat në qytetin holandez të Dordrecht, tha të hënën policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se “ka tregues të fortë” se të shtënat në një shtëpi në rrethin e Heimerstein të qytetit kishin të bënin me “një dramë familjare”.

Bëhet e ditur se viktimat përfshijnë dy fëmijë të moshës 8 dhe 12 vjeç dhe një burrë 35-vjeçar. Burri, një oficer policie nga njësia e policisë në Roterdam, “mund të ketë qenë njeriu që ka shtënë”, shtoi policia.

Politie Rotterdam eo

@Politie_Rdam

Bij het schietincident zijn drie dodelijke slachtoffers gevallen. Een persoon raakte zwaargewond. Nadere bijzonderheden volgen zo spoedig mogelijk.

96 people are talking about this

Ndërkohë, viktima e lënduar, një grua 28-vjeçare, është dërguar në spital dhe është në një “gjendje shqetësuese”, tha policia.

Theksohet se është nisur një hetim për të përcaktuar “natyrën dhe rrethanat” e të shtënave.

Kryetari i Bashkisë së Dordrecht, Wouter Kolff, tha në mediat sociale se ndjen keqardhje për të gjithë ata të përfshirë në “incidentin shumë të rëndë” dhe se ai do të vizitojë vendin e të shtënave.