Tregtarët e ‘Tregut të gjelbër’, sot përsëri dolën në protesta për shkak të çmimit të parkingut në afërsi të tregut.

Përsëri dhjetëra njerëz protestuan rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’, dhe për këtë shkak komunikacioni në pjesën qendrore të Shkupit u vështirësua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna Qendër ditë më parë morri vendin për rritjen e çmimit të parkingut, kjo shkaktoi revoltën e tregtarëve sepse sipas tyre , kjo do të ndikoj në punën e tyre, gjegjësisht uljen e qarkullimit ditor.

Tregtarët thonë se rritja e çmimit të parkingjeve ua dëmton përfitimet edhe ashtu të ulëta nga tregu dhe kërkojnë që ora e parë për parkim të jetë pa pagesë, ndërsa për çdo orë tjetër të vlejë çmimi i vjetër.