Para pak vitesh në fushatë paraelektorale z. Menduh Thaçi e quajti kryetaren e Tetovës Teuta Arifin me nofkën “Hanëminxhe me kule”, ndërsa sot harroi ta përshëndesë, apo ndoshta nuk ishte aty.
Njëkohësisht “trekëndëshi i bermudeve” Ahmeti-Thaçi-Sela nuk e procedojnë procesin gjyqësorë kundër Teuta Arifit për aferat e saj korruptive në komunën e Tetovës. Në anën tjetër Ali Ahmeti gati në secilin emision kërkon Veting, por nga kush e kërkon atë, pse nuk e bën ai vetë kundrejt Teuta Arifit e cila ka lëndë në Prokurori.
Por ky “trekëndësh bermudesh” janë vënë në mbrojtje të korrupcionit të “Hanëminxhes” e cila për 8 vite në krye të komunës së Tetovës ka lënë pasoja të paparashikueshme duke e lënë komunën me 25 milionë euro borxh që e vuajnë tetovarët.
Tetovarët e dijna më së miri dhe ata do të dënojnë me votë këtë “trekëndësh bermudesh”.