Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkup, ku treni ka goditur fuqishëm një makinë dhe për pasojë është lënduar rëndë drejtuesi i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në hekurudhën për rrugën për Novo Sellë.

Sipas policisë, mësohet se aksidenti ka ndodhur kur një tren që udhëtonte nga Shkupi për në Han të Elezit ka goditur makinën e pasagjerëve të tipit “Ford Fiesta” me targa të Shkupit i drejtuar nga shtetasi me iniciale D.S. i cili po lufton për jetën.