Deri më tani në nivel global numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit ka kaluar shifrën e mbi 400 mijë personave, ndërkaq numri i të infektuarve ka arritur në afro 7 milionë.

Amerika Latine vazhdon të jetë një nga rajonet që po goditet më së keqi nga koronavirusi, teksa dy shtete me popullsi të madhe, India dhe Indonezia kanë raportuar rritje të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Universiteti Johns Hopkins – që po mbledh të dhënat e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi – më 7 qershor tha se numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 400,013 persona.