Ka shkuar në 5 numri i të vdekurve gjatë protestave të zhvilluara në të gjithë Meksikën për shkak të rritjes së çmimit të benzinës, raporton Anadolu Agency (AA).  Zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se në protestat e zhvilluara në 22 rajone të vendit më shumë se 400 karburante dhe supermarkete janë plaçkitur, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndaluar më shumë se 700 persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në këto trazira.

Protestuesit kërkojnë të tërhiqet rritja e çmimit të benzinës prej 20 për qindëshe, shtesë kjo që u bë nga 1 janari.

Në ngjarje të ndryshme në kuadër të këtyre protestave në mbarë vendin, të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërkohë një nga personat që humbi jetën ishte një efektiv policie në Meksiko. Ai u shtyp nga një automjet ndërkohë që plaçkiste një karburant.

Nga ana tjetër mijëra persona kanë sulmuar policinë dhe godinat qeveritare në rajonin Nuevo Leon. Presidenti i vendit Enrique Pena Nieto ka thënë se rritja e çmimit të benzinës ka të bëjë me rritjen ndërkombëtare dhe se ajo është e nevojshme për ekonominë e vendit.