Të martën (23.01.2018) rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit, një 26 vjeçar ka bë vetëvrasje me pushkë gjahu, njoftoi policia. Vrasja ka ndodhur në fshatin Taor të Shkupit. I.B. 26 vjeçar ka kryer vetëvrasjen në njërën nga dhomat e shtëpisë ku ka jetuar, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip policor. Me urdhër të Prokurorit public, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore./Lajm