Presidenti i SHBA-së u ka bërë një kritikë të ashpër mjekëve në sistemin shëndetësor të Amerikës. Sipas Donald Trump, doktorët po deklarojnë të vdekur persona nga sëmundje të tjera sikur kanë humbur jetën nga Covid 19.

“Doktorët marrin më shumë para nëse dikush vdes nga COVID-i. Ata janë njerëz të mençur. Ata thonë se gjithkush po vdes nga COVID-i. Në Gjermani nuk është kështu. Kur dikush vdes nga zemra ose kanceri, ata thonë se vdiq nga zemra ose kanceri.”

Ai kritikoi edhe rivalin e tij, Joe Biden se po parashikon të ardhme të zymtë për Amerikën, si pasojë e COVID-it dhe kjo nuk i takon ta thotë një kandidati për president.

Presidenti aktual tha se vaksina kundër COVID-it do të jetë gati në pak muaj dhe ekonomia e Amerikës nuk do të mbyllet më.