Gazetari i vjetër i politikës, Miachel Allen ka deklaruar se Presidenti i 45-të i SHBA-ve ka opinione specifike se si duhet të vishen punonjësit e tij, si femrat ashtu edhe meshkujt.
Duke iu referuar burime anonime, afër Donald Trump, gazetari shkruan në faqen e tij të lajmeve “Axios”, se ai kërkon që punonjësit meshkuj të vishen me ngjyra solide dhe me kravatë të gjerë tradicionale.
“Duhet të veshësh gjithnjë kravatë, ideale do të ishte e firmës “Donald J. Trump ose Armani, ose Brooks Brothers”, thotë burimi.
Sa i takon femrave, Trump pëlqen që ato që punojnë për të, të vishen si femra.
“Edhe nëse vesh xhinse, duhet të dukesh e rregullt dhe e rritur”.
Ndërsa femrat që punonin për Trump gjatë fushatës ndiheshin nën presion për të veshur fustane që t’i bënin përshtypje Presidentit të ri.