Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se marrdhëiet mes Rusisë dhe SHBA ishin në një prej pikave më të ulëta të historisë. “Për momentin, nuk po merremi vesh fare me Rusinë”, tha Trump shkoqur në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, duke vazhduar kthesën e tij të çuditshme të politikave pas lavdeve për Putin gjatë fushatës presidenciale, dhe pas deklaratave për “afrimin historik mes Rusisë dhe SHBA”.

Por tashmë një skenar i tillë nuk ka më gjasa me sulmin me raketa ndaj bazës siriane dhe pritjen e ftohtë ndaj sekretarit amerikan të shtetit në Moskë.

Ky i fundit tha se marrdhëniet mes dy superfuqive dominoheshin nga mosbesimi. “Ka një nivel të ulët besimi mes dy vendeve tona,” tha Tillerson gjtë konferencës së shtypi me ministrin e jashtëm rus në Moskë Sergey Lavrov, duke shtuar se ky degadim i lidhjeve duhet të marrë fund.

 

“Dy fuqitë më të mëdha të botës nuk mund të vazhdojnë me këtë marrdhënie”, tha ai.