Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, Donald Trump, do të nisë fushatën zgjedhore pas dy javësh. Tubimi i tij i parë do të jetë më 19 qershor në Oklahoma. Trump po lufton për një mandat të dytë presidencial, përballë kandidatit demokrat, Joe Biden. Sondazhet e fundit amerikane, tregojnë se Biden, qëndron më lart Trump. Menaxhimi i situatës me koronavirus, e së fundmi protestat për të drejtat e njerëzve me ngjyrë, duket se e kanë dobësuar presidentin amerikan./fol.mk