Nga Nazmi Sulejmani

Tryeza e Përbashkët t’i unifikojë qëndrimet dhe idetë e përbashkëta dhe jo ti promovojë kapriçiot e “Liderit” mendjemadh. Paska dërguar ftesë Kryetari i RDK-së Vesel Mehmedi subjekteve politike për tu takuar në tryezën e përbashkët.

Por si duket nuk e ka zgjedhur aspak vendin e tij per ta promovuar vehten si lider i RDK-së. Tryeza u thirr disa hërë, nga Aleanca për Shqiptarët me pajtimin e tre liderëve që e përbënin ate si ku bën pjesë edhe Vesel Memedi dhe nga BDI.

Në momentin kur pritej që Lëvizja BESA ta thërras ate, na u paraqit lideri “mendjemadh” Vesel Memedi Kryetar i RDK-së, duke e ftuar ate. Po ja që nuk e ka gjendur vendin e duhur aspak. Krahas dëshirës s tij për tu forcuar si lider, do ta kishte bërë mirë qe të shtrihej me aktivitete edhe jashta lagjes së katundit të vet , të krijojë degë dhe nëndegë strukturave të partisë së tij.

Kuptohet qe kjo është cështje e tij dhe e subjektit të tij megjithate kjo mënyre vec se do ta kishte zbehur rolin dhe funksionin e Tryezës së përbashkët të subjekteve politike që e nënshkruan ate.

Dhe në fund, në Deklaratën e përbashkët nuk figuron nënshkrimi i Liderit të RDK Vesel Memedi, i cili nuk ka qene prezent në takimin me Kryeninistrin Rama ku edhe u nënshkrua deklarata mes Ali Ahmetit dhe Bilal Kasamit, dhe Ziadin Selës, zdi ku e gjen ate kredibilitet moral dhe politik për ta ftuar Tryezën e Përbashkët.