Policia turke gjatë operacioneve në vend arrestoi 544 persona për të cilët ka dyshim se janë të lidhur me Partinë Punëtore Kurde (PKK), njoftuan mediat turke.
Thuhet se Qeveria turke, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë vlerësuar PKK-në si organizatë terroriste.
Midis të arrestuarve janë edhe anëtarë më të vjetër të PKK-së, ndërsa operacioni është realizuar në 25 provinca, si dhe në Stamboll dhe Izmir.