Në vendin Didim, afër provincës Aydin janë ndaluar 58 shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishujt e Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

 Ekipe të rojeve bregdetare të Turqisë kryen aksione në lokacionin Tekagac, afër Didima-s duke kapur së paku 58 persona, në mesin e të cilëve janë edhe 22 fëmijë.

Në mesin e migrantëve, 41 janë shtetas të Sirisë, shtatë shtetas të Irakut, katër të Libanit, ndërsa të tjerët janë shtetas të Togos, Algjerisë, Eritresë, Senegalit, Kamerunit dhe Etiopisë. Migrantët janë transferuar në Qendrën lokale për kthimin e të huajve në Aydinu.