Turqia i dhuron banesë shkupjanit me aftësi të kufizuara

“Thamë të bëhemi shkaktar i diçkaje të mirë gjersa jemi këtu. Të fillojmë një fushatë. Ne e ftuam Ertanin dhe menduam ta njoftonim këtë përmes një konference për media. (Njoftimin) E bëmë në një konferencë për media në dhjetor të vitit 2017”, tha Kara.

Ajo tha se banesa e re e Shakirit ishte gjetur sa ishte në fazë të ndërtimit, duke shtuar se pronari i banesës e kishte ulur çmimin në shenjë kontributi, ndërkohë që mobilimi është mundësuar nga deputetë në Bursa të Turqisë, komuna dhe bamirës të tjerë.
“Në këtë botë ka ushqim që mjafton për të gjithë, mjafton që ndarjen ta bëjmë në mënyrë sensitive”, tha Kara, duke bërë thirrje për të ndihmuar dhe për “t’i bërë të buzëqeshur” të gjithë nevojtarët.

“Profeti ynë ka një hadith: ‘Nuk është prej nesh ai i cili bie i ngopur teksa fqinji i tij është i uritur’. Ne duhet të veprojmë duke u bazuar në këtë parim. Kushdo që të jetë. Sot është Ertani, nesër mund të jetë tjetërkush. Ne nuk i ndajmë qytetarët, nga cilado qoftë kombësi apo rasë qofshin. Unë dua që së bashku të bëjmë hapa për ta zbukuruar këtë botë”, shtoi ambasadorja e Turqisë.

– “Republika e Turqisë është shtet i fuqishëm”

Nga ana tjetër, Shakiri tha se lutet për bamirësit që nuk e kanë lënë vetëm, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e banesës.

“Mirë që ekziston Republika e Turqisë. Republika e Turqisë është shtet i fuqishëm”, tha Shakiri.

Ai theksoi se krahas çelësit të banesës, ambasadorja Kara i ka dhuruar edhe një çelës tjetër që i përket një shoqate që sapo kanë hapur për personat me aftësi të kufizuara.