Përhapja e koronavirusit në Turqi po fillon të sheshohet dhe vendi synon të kthehet në jetën normale pas Ramazanit, i cili përfundon në fund të majit, tha presidenti presidenti turk Reccep Tayip Erdogan, sipas Reuters.

“Ne synojmë të arrijmë respektimin maksimal të masave gjatë muajit të Ramazanit dhe, me dëshirën e Zotit, një tranzicion në jetën normale për vendin tonë pas festës”, tha Erdogan.

Njoftimi vjen ndërsa shpërthimi COVID-19 në Turqi ka shkaktuar 90 981 raste infektimi, duke kapërcyer Kinën dhe duke u bërë vendi i shtatë më i prekur në botë.

Vdekjet e raportuara mbeten shumë më të ulëta se vendet e tjera të goditura keq, në 2 140.