Të ashtuquajturit “Tvrdokorni” do të organizojnë marsh protestues i cili do të mbahet më 2 shtator me fillim në orën 17, nën moton “Marsh për largimin e patriotëve – marsh për zgjimin e popullit maqedonas”.

Sipas paralajmërimeve në rrjetet sociale, protestat do të fillojnë prej katedrales, përmes objektit të qeverisë dhe do të përfundojnë para Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ejani të gjithë së bashku t’u kundërvihemi padrejtësive ndaj popullit maqedonas që po bëhen 10 vitet e fundit, të gjithë së bashku t’i kundërvihemi dygjuhësisë dhe vendosjes së emigrantëve”, shkruajnë në Facebook.

Ata ju bëjnë thirrje të gjithë patriotëve të sinqertë që t’u bashkangjiten. Ndërsa këtë vit ata ishin aktual me protestat me të cilat kërkuan të mbrohen interesat e maqedonase dhe dolën kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe./Telegrafi/