Twitter bllokoi llogarinë e partisë greke të ekstremit të djathtë ”Agimi i artë” për shkak të platformës së re kundër formave të urrejtjes .

Twitter nuk tha arsyen e bllokimit të ”Agimit të artë”, por ky veprim vjen pas një njoftimi të paradokohshëm për masat e marra për mënjanimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.“Pas Facebook, … Instagram dhe gjithë medias tjetër të korruptuar, ishte radha e Twitter-it të shënjestronte partinë tonë në mënyrë vulgare”, u kundërpërgjigj partia greke e ekstremit të djathtë. Llogaria e partisë greke sot figuronte e bllokuar.”Agimi i artë” është i lidhur me dhunën përmes huliganizmit dhe lidershipi i tij është i përfshirë në një gjykim për vrasjen e një artisti të hip-hopit, në vitin 2013.Në zgjedhjet parlamentare të 2015-ës kjo parti ishte e treta pasi fitoi shtatë për qind të votave.