8 C
Tetovo
E shtunë, 15 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniU kap me 14.440 euro në veturë, ishte nën masën “arrest shtëpie”...

U kap me 14.440 euro në veturë, ishte nën masën “arrest shtëpie” për drogë, jepet paraburgim 30 ditor për 35-vjeçarin

Më 13.08.2026, në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, te kryqëzimi për në fshatin Buçim, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria M.V. (35) nga fshati Buçim, komuna e Radovishit.

Zyrtarët policorë, në rrugën magjistrale pranë kryqëzimit për Negotinë, kanë vërejtur një automjet të tipit “Audi”, me targa të Radovishit, të drejtuar nga M.V., ndaj të cilit gjykata kompetente kishte shqiptuar masën e kujdesit – ndalim për largim nga banesa, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Në kryqëzimin për në fshatin Buçim, policia e ka ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 14.440 euro në prerje të ndryshme, për të cilat M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për origjinën e tyre.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, me udhëzimet e të cilit personi është mbajtur në Stacionin Policor në Radovish.

Më 14.08.2026, M.V. është nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Më pas, ai është dërguar në institucionin korrektues-ndëshkues “Burgu i Shkupit”.
Nga NJPB Radovish, me udhëzim të prokurorit publik, po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepër penale”, sipas nenit 273 të Kodit Penal.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments