UEFA ka publikuar renditjen e skuadrave më të suksesshme për këtë edicion në garat evropiane.
 
Në vendin e parë është kampioni italian, Juventus.

Bardhezinjtë kanë marrë katër fitore dhe dy barazime, duke mos pësuar asnjë humbje, përcjellë “lajmi.net”.

Në tetë ndeshje të zhvilluara, Juve ka pësuar vetëm dy gola, duke pasur mbrojtjen më të fortë në këtë kompeticion.

Më poshtë e keni renditjen e top-10 skuadrave të para.

1. Juventus – 25.450 pikë
2. Real Madrid – 25.200
3. Barcelona – 24.200
4. Atlético Madrid – 24.200
5. Bayern Münich – 23.685
6. Borussia Dortmund – 23.685
7. Leicester City – 22.557
8. Paris Saint-Germain – 22.416
9. Sevilla – 22.200
10. Arsenal – 21.557