Sot disa qytetarë të shumtë ishin dëshmitarë të helmimit që i bëhet tetovarëve nëpërmjet ujit. Shumë prej tyre kanë reaguar në rrjetet sociale si dhe në portale të ndryshme. Uji i ndotur ka prodhuar pakënaqësi te tetovarët.

Komuna e Tetovës është e papërgjegjshme për këtë. Njerëzit helmohen askush sjep llogari për këtë. Reagim ka pasur edhe nga organizata ekologjike Eco Guerila të cilët i kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes me ujin e pijshëm. Gjithashtu kjo organizatë kërkoi marrje të masave urgjente nga organet kompentete të Komunës së Tetovës.

Si është e mundur që ujit ti vije era benzin! Çfarë ndodh me infeksionet që mund ti prek fëmijët, të cilët mund të kenë pasoja të ndryshme në shëndetin e tyre. Përsëritja e ndotjes së ujit ka ndodhur shumë shpesh në Tetovë, ndërsa Komuna e Tetovës asnjëherë nuk ka marrë masa parandaluese për këtë. /tetovajone.com/