Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata. Zbritje rekorde për 7.5 denarë të çmimeve të benzinës BS Super 95 dhe BS Super 98, derisa dizeli ulet për 6 denarë.

Kështu që Eurosuper BS-95  do të shitet për  54.5 denarë, Eurosuper BS-98  për 56.5 denarë, dhe Eurodizeli për 48.5 denarë.