Ulje rekord e çmimeve e benzinës dhe naftës sot pas mesnatës. Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës, benzina do të ulet për 7.5 denarë, ndërsa dizeli për 6 denarë. Rënia drastike e çmimeve është për shkak të rënies së çmimeve të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe ndikimi i koronavirusit.

“Çmimi i benzinës 95 dhe 98 ulet për 7.5 denarë ndërsa çmimi i naftës për 6 denarë. Kjo është më e ulët se ulja rekorde e mëparshme në vjeshtën e vitit 2008, kur çmimi i benzinës shënoi ulje për 7 denarë ndërsa ai i naftës 5.5 denarë. Dua të theksoj veçanërisht se krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, çmimi i benzinës dhe naftës është shumë më i ulët, në krahasim me Greqinë çmimi i benzinës është 55 për qind më i ulët “, deklaroi Marko Bislimovski, Komisioni Rregullator i Energjetikës .