Me ligjin e ri për gjuhët, uniformat e policisë dhe të disa institucioneve të tjera përveç në maqedonisht do të jenë edhe në gjuhën e komuniteteve së paku 20 për qind.

Me këtë, gjuha shqipe do të jetë në disa komuna ku shqiptarët përbëjnë së paku 20 për qind. Sipas kësaj, në Qytetin e Shkupit,  Kumanovë dhe disa komuna tjera rurale, do të mund të aplikohet ky ligj.

Por do të përfitojnë edhe komunitetet e tjera si turqit, romët, serbët. Në Vrapçishtë, Gostivar pritet që uniformat të shkruhen edhe në turqisht. Ligji do të vlejë edhe për komunitetin rom, e kjo do të zbatohet në komunën e Shutkës, ndërsa serbishtja në komunën Staro Nagoricane të Kumanovës.