Ushtria amerikane dhe ajo e Koresë Jugorë kanë kryer ushtrime masive të përbashkëta, vetëm një ditë pas paradës ushtarake të Koresë Veriore.

Koreja Veriore dje, në ditëlindjen e 105 –të të themeluesit të saj, Kim Il Sun, ka demonstruar fuqinë e saj ushtarake përfshirë edhe një lloj të ri rakete me rreze të gjatë veprimi që lansohet nga nëndetësja, transmeton Koha.net.

Kurse sot janë regjistruar pamje nga stërvitja e përbashkët e forcave ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore, të cilat mund t’i shikoni në videon më poshtë.

https://www.facebook.com/jolyna.funny/videos/1754457104775029/