Në një intervistë me Borjan Jovanovski, raportuesi i PE-së për Maqedoninë Ivo Vajgl ka folur për takimin e Zaevit me Juncker dhe strategjinë e re të KE për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, shkruan Fol.

Vajgl ka thënë se Maqedonia ka disponim për t’i avancuar disa procese politike-ideologjike, me të vetmin qëllim për një euro-integrim sa më të shpejtë. Vajgl ka theksuar se Maqedonia duhet të jetë e para në paketin e zgjerimit të BE-së dhe ai është i bindur për përparimin e Maqedonisë. Vajgl ndër të tjera thotë se në shtëpinë e Jean-Monet do të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit. /Fol/