Gjatë shtatë ditëve të kaluara, 3270 qytetarë kanë marrë vaksinë falas kundër gripit sezonal në institucionet shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme në shtet, ndërsa 126 qytetarë përmes mjekut amë kanë rezervuar termin, por nuk janë paraqitur në pikën e caktuar, respektivisht nuk kanë ardhur të vaksinohen, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal bëhet në gjashtë pika të ISHP Shtëpia e shëndetit Shkup, si dhe në institucionet shëndetësore në Veles, Negotinë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Vevçan, Makedonski Brod, Rostushë, Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë, Demir Hisar, Sveti Nikollë, Radovish, Strumicë, Shtip, Vallandovë, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Pehçevë dhe Koçan. Vaksinimi bëhet edhe në spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Dibër dhe Kavadar.

Sipas protokollit të caktuar për menaxhim sistematik, në terminet për vaksinim, çdo të premte hapen termine përmes sistemit “Termini Im”. Kjo praktikë këtë vit është vendosur pasi gjendemi në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore, ku distanca mes pacientëve është faktor kyç për ruajtjen e shëndetit të njreëzve në këtë moment. Për këtë shkak, menaxhimi sistematik i vaksinimit është faktor kyç.

Vaksina ka për të gjithë, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe apelojnë që qytetarët të cilët kanë caktuar termin për vaksinim, të paraqiten në pikat për vaksinim, e nëse pengohen, termimin e rezervuar ta anulojnë.