Pas kritikave të ashpra për mungesën e përgjigjes efektive ndaj pandemisë së koronavirusit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë kërkuar komisionit europian që të përgatitet për rikthimin e sëmundjes. Në një letër drejtuar presidentes Ursula fon Der lajen, nënshkruar edhe nga liderët e Spanjës, Polonisë, Belgjikës dhe Danimarkës theksohet se unioni duhet të ketë një “qasje të përbashkët europiane” ndaj sfidave të tilla në të ardhmen.

Në letër trajtohen problematikat dhe përcarjet që reflektoi blloku sidomos në fazat e hershme të shpëthimit të sëmundjes, duke nënvizuar mungesën e furnizimeve mjekësore të nevojshme. “Të kuptuarit e mangësive është thelbësore,” shkruajtën udhëheqësit duke kërkuar transparencën e të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Liderët e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime online në 19 qershor për të diskutuar pasojat e krizës. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur nuk ka ende një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të unionit. Në varësi të situatës epidemiologjike, shtetet kanë vendosur rihapjen e kufijve të brendshëm. Ndërkohë qeveria spanjolle e ka bere te detyrueshem përdorimin e maskave deri ne fundin e pandemisë së koronavirusit.