Ish portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka refuzuar ofertën nga presidenti i ri Joan Laporta, që të rikthehet në skuadër si trajner i portierëve.

Sipas Diario Sport, Valdes thuhej se do rikthehet te gjiganti katalunas, por mesa duket nuk ka arritur marrëveshje me Laportan.

Spanjolli dëshiron të jetë trajner i ndonjë skuadre, andaj ka refuzuar rikthimin si trajner i portierëve, mundësi e ofruar nga Laporta.

Valdes u rikthye në “Camp Nou” pasi përfundoi karrierën si profesionistë, duke u bërë trajner i skuadrës së re, por pastaj klubi blaugranas në tetor të vitit 2019 njoftoi se ky i fundit u largua pas disa muajve.

Valdes për Barcelonën kishte bërë plotë 535 paraqitje për 12 edicione.